Faqja e parë
Scitec Nutrition
Universal Nutrition
Natures Best
American Muscle
Cytogen
Dymatize
Natrol
MLO
Biotech
Të tjera
Pikat e shitjes
Nutricion dhe Dietikë
Bodybuildingu
Programe të ushtrimeve

 

KARBOHIDRATET
 

 

Proteinat
Karbohidratet
Amino Acidet
Acidi Linoleik
Kreatina
Glutamina

Hidratet e karbonit janë burimi kryesorë i energjisë së organizmit.
Hidratet e karbonit, më tepër të njohura si sheqerna, janë burimi i energjisë më i preferuar nga muskujt tonë.
Muskujt marrin sheqer nga gjaku ose nga rezervat e veta në formë glikogjeni.
Të gjithë hidratet e karbonit kanë një rëndësi të dorës së parë të sjelljes së energjisë trupit tonë. Një ushqim korrekt duhet të ketë midis 50-60% hidrate të karbonit.
1 gram glucide = 4 kalori (Kcal)

Që te kemi një ide më të qartë se cilat tipe të ushqimit duhet ngrënë për ti marrë hidratet e karbonit e nevojshme, duhet të njohim burimet kryesore të hidrateve të karbonit: makaronat, drithërat,perimet e thara,ëmbëlsirat, qumështi (me përmbajtjen e laktozës),pemët dhe perimet e gjelbërta.

Sheqernat më të njohura janë glukoza dhe fruktoza,që janë sheqerna të thjeshtë.
Glukoza, ndoshta sheqeri më i njohur, tretet në organizmin tonë shumë shpejtë. Ai sjell energji shumë shpejtë të përdorshme për shtrëngim muskulor.
Fruktoza absorbohet më ngadalë, duke bërë nga kjo energji një burim "që arrin më ngadalë".
Ekzistojnë dy lloje të glucideve, ato të thjeshta dhe komplekse.
Glucidet e thjeshta janë të përbëra nga dy molekula dhe treten shpejt ndërsa glucidet komplekse kanë një zinxhirë të përbërë nga qindra molekula, që përbëjnë një molekulë të vetme komplekse dhe treten më ngadalë, për atë edhe quhen sheqerna të ngadalshme.

Sheqernat komplekse duhej të përbënin shumicën e kalorive të konsumuara nga një bodybuilder (kulturist).Këto sheqerna furnizojnë një sjellje konstante dhe të rregullt të energjisë trupit pa e destabilizuar shume glyceminë.

Problemi për praktikuesit e bodybuildingut është se këto sheqerna i furnizojnë mjaft shpejtë me energji por edhe ndiejnë shumë shpejt lodhje pasi që të jenë tretur, glycemia bie dhe ju keni ndjenjën se nuk keni më energji. Bile edhe një konsumim tepërt i sheqernave të shpejta ka për pasojë grumbullimin e yndyrërave, pasi gjatë sjelljes së tepërt dhe të shpejt të sheqerit në gjak, lirohet insulina në mënyrë eksesive(tej mase): glukoza nuk transformohet më në glikogjen, por në yndyre, dhe se këtu do të përfitojë indi dhjamor, duke konfirmuar kështu teorinë e sheqerit që të trashë.

Momenti i vetëm kur kulturisti mund dhe duhet të konsumojë sheqer të shpejtë, është në fund të treningut, pasi që në këtë moment ndjeshmëria ndaj insulinës është e lartë dhe se ka harxhuar një pjesë të madhe të glykogjenës.
Për të rindërtuar shpejte këtë glikogjen të nevojshëm për rikuperim të trupit dhe muskujve tuaj, shfrytëzimi i këtyre sheqernave është i domosdoshëm.
Në këtë moment , rezervat e glikogjenit janë në minimum, sjellja e sheqernave do të përdoret për ta rekonstituar glykogjenën e jo që të bëhet transformimi i glucideve në yndyrëra.

Sheqernat komplekse duhej të përbënin shumicën e këtyre kalorive të konsumuara nga një kulturist. Këto sheqerna furnizojnë një sjellje konstante dhe të rregullt të energjisë në trup pa e destabilizuar glycemin. Glucidet komplekse i gjejmë në ushqimin e përditshëm si psh: drithëra, patate, oriz, makarona,perime të thara, perime të gjelbërta etj.


 

 

  Kush jemi ne | Kontakt | Copyright © 2005KOSPORT. All Rights Reserved.